23 Dhjetor 2024

Bullgaria pret 3.2 miliard euro nga turizmi

Sofje, 10 korrik - Instituti i Analizave dhe i Vlerësimeve në Turizëm njoftoi, se deri në fund të këtij viti pritet që të ardhurat nga dega turistike në thesarin shtetëror të arrijnë 3.2 miliard euro.

Vetëm këtë javë numri i turistëve të huaj në Bullgari është përafërsisht 300 mijë veta. Pritet, që për mbarë korrikun numri i tyre të arrijë 1.2 milion veta, ndërsa gjatë gushtit do të jenë pak më shumë.

Në fund të korrikut 97 për qind prej hoteleve bregdetare do të jenë zënë. Megjithë situatën në Ukrainë dhe Rusi, nuk pritet, që numri i turistëve prej këtyre dy vendeve të ulet. Sipas institutit vizitat e rusëve tek ne nuk shënojnë ulje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)