Bullgaria perfiton 3,7 miliard euro prej turizmit ndërkombëtar në gjatë 2019-ës
Sofje, 20 shkurt - Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në Bullgari për vitin 2019 janë 3,7 miliard euro.
Rezultatet tregojnë rritje për 0.4% në krahasim me vitin 2018. Vetëm për dhjetorin e 2019-ës të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar tejkaluan 165 mln. euro.
Kjo është rritje prej 10% në krahasim me dhjetorin e vitit 2018, informuan nga Banka Popullore Bullgare.
Në vitin 2019 vizitat turistike të shtetasve të huaj kanë shënuar rritje 9,3 mln. euro.
Vetëm gjatë dhjetorit vizitat e regjistruara të të huajve janë 479 276 dhe rritja këtu është 9.2% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm.