Bullgaria mes destinacioneve më të pranueshme turistike
Sofje, 3 prill - Bullgaria është mes 10 destinacioneve më të pranueshme dhe më të përshtatshme turistike në botë, njofton versioni gjerman i botimit në internet Yahoo! Travel Magazine.
Në klasifikim krahas me Bullgarinë, bien dhe Malajzia, Tajlanda, India, Siri Llanka, Meksika, Kroacia, Turqia, Egjipti dhe Hungaria.
Sipas botimit turistët nuk do ti harxhojnë kot paratë e veta, në qoftë se vizitojnë ndonjë nga këto shtete dhe do të kalojnë një pushim të paharruar, mes natyrës specifike në çdo një nga vendet, të cilat kanë rënë në klasifikim.