Bullgaria me ambicie për të hyrë në Top 5 të destinacioneve turistike në Evropë
Bruksel, 13 dhjetor - Ministrja e Turizmit Nikollina Angellkova në një konferencë për shtypin deklaroi, se qëllimi kryesor në punën e dikasterit do të jetë pozicionimi i Bullgarisë si një destinacion i njohur turistik gjatë gjithë vitit mes të parëve në Top 5 të tregut evropian.
Për këtë qëllim do të përdoren edhe subvencione evropiane. Në periudhën 2014-2020 për turizmin në kuadrin e programeve të ndryshme evropiane mund të shpresohet për rreth 1 mlrd euro.
Paratë merren mbi bazën e parimit të konkurrencës dhe nuk janë të rezervuar për Bullgarinë, kështu që duhet të kemi plan për kandidimin për to, theksoi ministrja. Legjenda e sportit të skive Marc Girardelli do të jetë këshilltar i Ministres së Turizmit Nikollina Angellkova mbi çështjet e turizmit dimëror.