22 Dhjetor 2024

Bullgaria është destinacioni më i lirë turistik në Evropë

Sofje, 6 korrik - Bullgaria është destinacioni më i lirë turistik në Evropë, deklaroi Bllagoj Ragin, kryetar i asociacionit Bullgar të hotelierëve dhe të restorantorëve .

Sipas tij është arritur një sinkron i shkëlqyer midis cilësisë dhe çmimit të produktit, kurse baza materiale është një nga më të mirat në Bashkimin Evropian. Pritet që sivjet të tejkalohet qarkullimi i vjetshëm prej 1,3 miliardë euro.

Sipas të dhënave të asociacionit vetëm 10 % nga ky qarkullim formohet në vendpushimet dimërore malore, kurse 70%-në det gjatë verës. Pritet që gjatë kësaj stine verore bregdetit bullgar në detin e Zi të vizitohet prej 7 milionë turistëve, nga të cilët 5 milionë të huaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)