Bullgari, rënie turistike gjatë stinës dimërore
Sofje, 30 mars - Stina dimërore turistike në Bullgari përfundon me një rënie nga 10 për qind. Humbjet i detyrohen kryesisht mungesës së turistëve të huaj.
Pritet, që gjatë verës ato humbje të kompensohen, në se tatimi mbi vlerën e shtuar nuk do të ndryshohet.
Pjesa dërmuese e hotelierëve nuk janë optimist për stinën verore. Ata mendojnë, se grekët dhe rumunët nuk do të vijnë edhe për Pashkët dhe për shkak të krizës do të udhëtojnë më pak gjatë vitit.
Dy deri në tre herë më pak ishin turistët në pushimoret bregdetare bullgare për festat e Vitit të Ri.
Megjithatë shpresat janë, se gjatë stinës verore do të shënohet një rritje nga 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.