Bukureshti është qyteti më i lirë në Evropë për turistët e rinj
Bruksel, 29 mars - Bukureshti është qyteti më i lirë në Evropë për udhëtarët e rinj, kurse Sofja është në vend të dytë sipas klasifikimit të një prej portaleve kryesore amerikane.
Klasifikimi Top 11 i ABC News u përket qyteteve në Evropë, të cilat janë më të lira për të ashtuquajturat Backpackers. Atje janë të pranishme dhe qytete të tjera ballkanike si Sarajeva në vend të katërt, Beogradi në vend të shtatë dhe Zagrebi në vend të dhjetë.