22 Dhjetor 2024

Brezovica një nga projektet më të mëdha te turizmit

Prishtinë, 28 janar - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, priti ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Pakistanit, Malik AmadKhan; ambasadorin e përcaktuar të Pakistanit në Kosovë,  Muhammad Haroon Shaukat; si dhe Tipu Usman, drejtor i Zyrës së Ministrit, me të cilët diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Pakistanit.

Ministrja Kusari – Lila e informoi ministrin AmadKhan për progresin ekonomik që Kosova ka shënuar në pesë vitet e fundit, për reformat që janë duke u ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të ambientit për të bërë biznes, për potencialin që ofron Kosova si dhe marrëdhëniet tregtare.

“Kjo është vizitë shumë e rëndësishme për ne, për faktin e rëndësisë ekonomike që ka Pakistani. Ne duhet sa më parë të punojmë në identifikimin e industrive  për eksport dhe import  dhe për bashkëpunim ekonomik dhe interesit të përbashkët”, theksoi ministrja Kusari – Lila.

Më tutje, duke e informuar për potencialin që ofron Kosova për investitorë, ministrja Kusari – Lila foli edhe për projektin e Brezovicës si një nga projektet më të mëdha për zhvillimin e turizmit në katër stinët e vitit.

Ndërsa, ministri AmadKhan tha se kjo është vizita e parë e një delegacioni të Pakistanit që nga njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim ekonomik.

Ai tha se përmes ambasadorit të përcaktuar, Haroon Shukat, do të shikojnë mundësitë e organizimit të një konference gjatë këtij viti qoftë në Kosovë apo në Pakistan.

Ai shprehu interesim për zhvillimin e turizmit në Kosovë, si dhe resurset natyrore.

Kosova importon produkte të tekstilit, ndërsa eksporton produkte të ndërtimtarisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)