Brenda dite arrijnë 50 mijë anulime të rezervimeve nga turistët në Greqi
Athinë, 2 korrik - Shoqatat e kompanive turistike në Greqi, ka bërë të ditur se nga e hëna, brenda dite arrijnë rreth 50 mijë anulime të rezervimeve nga turistët.
Kjo është një goditje e rëndë për turizmin në Greqi, pasi këto lloj rezervimesh të tipit në orën e fundit përbëjnë 20 për qind të totalit të rezervimeve gjatë këtij viti.
Mediat vendore raportojnë se shoqatat e eksportuesve në Greqi ka vlerësuar se humbjet e kompanive është 80 milionë euro për javë, që i bije se në javët e ardhshme eksporti do të bijë në 7 për qind, kurse importi në 28 për qind, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, që nga mëngjesi i sotëm radhët e pensionistëve janë parë të jenë të gjata në 1000 degë të bankave, ku sportelet e tyre mund të marrin deri në 120 euro nga pensionet e tyre të cilat nuk janë paguar për muajin qershor.