Bie numri i turistëve në hotelet zvicerane
Bernë, 22 shkurt - Industria hoteliere në vitin e fundit ka regjistruar më pak turistë. Bujtjet janë reduktuar me gati 100.000, në 35.5 milionë. Këto të dhëna i ka publikuar Enti i Statistikave Federale të Zvicrës.
Sidomos për të ftuarit e huaj rënia ishte e dukshme, e numri i mysafirëve kinezë ka rënë në mënyrë të qartë, përcjell albinfo.ch.
Më së shumti mungesë të turistëve të huaj pati në rajonet malore Bernese Oberland, Graubünden, Valais dhe Lucern/ Vierwaldstätterse. Në të kundërtën, Gjeneva, Ticino dhe rajoni i Bernës kanë regjistruar një rritje të turistëve të huaj.