Bie interesimi për Brezovicën
Prishtinë, 16 shtator - Ambienti jo i favorshëm për të bërë biznes, brishtësia e institucioneve dhe gjendja jo stabile e sigurisë në Kosovë ka bërë që 3 kompani të mos shprehin fare interesim për të investuar në Brezovicë.
Të hënën ka qenë afati i fundit për dorëzimin e ofertave/propozimeve, por këtë e ka bërë vetëm konsorciumi, i cili përbëhet nga kompanitë PGI Management & MDP Consulting dhe një partner lokal.
/Zëri/