23 Dhjetor 2024

BE: Shqipëria ka tashmë plazhe dhe liqene të pastra

Tiranë, 21 maj - Raporti vjetor mbi monitorimin e ujërave të liqeneve dhe deteve në Europë tregon se Shqipëria ka tashmë plazhe dhe liqene të pastra.

Raporti i publikuar dje, vlerëson me nota të shkëlqyera Greqinë dhe Qipron, si dy vendet që kanë detet dhe liqenet më të pastra në Europë.

Në të njëjtën linjë janë edhe Gjermania, Luksemburgu dhe Malta. Ndërsa te më të ndoturit hyjnë Franca, Spanja dhe Italia. Estonia ka marrë notë mbetëse, së bashku me Irlandën dhe Holandën.

Ndërsa Shqipëria ka marrë notë kaluese, së bashku me liqenet e Zvicrës. Në total janë monitoruar 21 mijë plazhe detare dhe liqenore në të gjithë Europën për vitin 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)