22 Dhjetor 2024

BE prezanton Masterplanin për Brezovicën

Prishtinë, 9 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë e prezantoi masterplanin i cili do të shërbejë si plan për zhvillimin një qendre turistike e cila do të funksionojë gjatë tërë vitit në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës.

Plani për ringjalljen e Brezovicës parasheh zhvillimin e një qendre turistike malore në zonën perëndimore afër qendrës ekzistuese të skijimit.

Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së BE-së, tha se Brezovica ka treguar sukses dhe potencial të padiskutueshëm edhe në të kaluarën dhe zhvillimi i saj sipas standardeve moderne paraqet një prej mundësive më të mira në ketë rajon për krijimin e të ardhurave, vendeve të punës dhe për zhvillim.

\"Për ketë qëllim BE ka mbështetur komunën dhe Qeverinë e Kosovës në hartimin e Masterplanit për zhvillimin e Brezovicës\", ka thënë Zhbogar.

Qendra e që do të funksionojë gjatë tërë vitit sipas tij do të ketë kapacitet për të pritur mbi 10,000 mysafirë dhe do të ketë pjerrësira ku mund të bëjnë ski si fillestarët ashtu edhe ekspertët, do të ketë një qendër të fshatit me vende akomodimi, restorante dhe pasuri të paluajtshme.  

Planifikohet që të bëhet edhe lidhja me qendrën e ekzistuese të skijimit përmes zgjerimit dhe modernizimit të pjerrësirave dhe zonës ku do jetë baza e tyre.

Masterplani i financuar nga BE thekson pronësinë e fuqishme lokale si bazë për rimëkëmbjen e suksesshme ekonomike. Ringjallja e qendrës së popullarizuar të skijimit pritet që të krijojë rreth 3,000 vende pune.

Plani ka për qëllim që ta bëj Brezovicën atraktive për investime duke ruajtur në të njëjtën kohë mjedisin e saj natyror.

Për zhvillimin e qendrës malore të Brezovicës, si një sipërmarrje investuese afatgjate do të duhen deri në 10 vite. Zyra e BE-së mbetet shumë e përkushtuar që të ndihmojë qeverinë në zbatimin e këtij Masterplani. 

Qeveria e Kosovës pritet që të organizojë një konferencë ndërkombëtare të donatorëve gjatë vitit 2012 për të tërhequr investime potenciale nga sektori publik dhe privat. BE mbetet e përkushtuar që të financojë një pjesë të infrastrukturës publike që parashihet për zbatimin e këtij masterplani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)