22 Dhjetor 2024

BE prezantoi masterplanin për rikuperimin ekonomik të Brezovicës

Prishtinë, 28 janar - Zyra ndërlidhëse e KE-së të premten para hidesarëve lokal dhe ndërkombëtar ka prezantuar masterplanin për rikuperimin ekonomik të Brezovicës. 

Ky plan i jep theks rritjes inkluzive dhe pronësisë së fuqishme lokale si bazë për rikuperim të suksesshëm ekonomik të qendrës së skijimit.

Gurthemeli i masterplanit është që Brezovica të bëhet joshëse për investime dhe të njëjtën kohë të mbahet baraspesha ndërmjet objekteve ekzistuese dhe investimeve potenciale si dhe ruajtjes së mjedisit natyror. 

Aty propozohen aktivitete verore dhe dimërore si bazë për zhvillim ekonomik gjatë tërë vitit.

“Qendra e rikuperuar e skijimit në Brezovicë ka mundësi për krijimin e qindra vendesh pune për njerëzit nga të gjitha komunitetet. Ajo mund të shërbej si bazë për pajtim etnik dhe për zhvillimin e mjedisit në mënyrë të qëndrueshme”, tha Renzo Daviddi, Shef i Zyrës ndërlidhëse të KE-së.

Ekspertët kanë analizuar një zonë të gjerë të Malit të Sharrit në rrethinën e Brezovicës dhe kanë arritur në përfundim që kjo qendër skijimi nuk i plotëson kërkesat e një kompleksi modern malor që funksionon gjatë tërë vitit. 

Rekomandimi është që qendra e skijimit të zhvendoset në zonën e afërt në pjesën perëndimore të zonës ekzistuese. Zona e re do të ketë kapacitet për 10.000 mysafirë.

Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesëm parashihet zhvillimi në faza i pesë teleferikëve dhe i një fshati turistik për përmbushjen e kërkesës të më shumë se 6000 mysafirëve.

Zyra ndërlidhëse e KE-së ka përkushtim të lartë për këtë projekt duke ndihmuar qeverinë që të sigurojë implementim të duhur të këtij masterplani. 

Zyra ndërlidhëse e KE-së gjithashtu ka ofruar përkrahjen për të investuar në një pjesë të infrastrukturës që parashihet në implementimin e masterplanit.

Zyra ndërlidhëse e KE-së do të përkrahë qeverinë me organizimin e një konference të investueseve duke ofruar dokumentacion dhe reklamime me qëllim të tërheqjes së sa më shumë investuesve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)