Atraksionet turistike në Greqi do të qëndrojnë hapur me orë të zgjatura
Athinë, 2 prill - Greqia ka vendosur të zgjasë orët e hapjes në 60 muzeume dhe sajte arkeologjike, për ringjalljen e ekonomisë dhe për të tërhequr më shumë turistë.
Pas një programi të suksesshëm pilot vitin e kaluar, zgjatja e orëve të hapjes në atraksionet turistike greke do të ndihmojë në uljen e nivelit të papunësisë.
Përveç Acropolis, Epidaurus, Knossos dhe monumente të tjera të famshme, janë shtuar më shumë pika në listën e këtij viti, përfshi Amphipolis, Marathonas dhe Vravrona, që do të jenë të hapura 7 ditë në javë nga pranvera në vjeshtë.
Sipas orarit, pikat arkeologjike do të hapen nga ora 8:00 i mëngjesit deri në perëndim, ndërkohë muzeumet nga ora 08:00 i mëngjesi deri më 8:00 të mbrëmjes. Për më tepër, hyrja në të gjitha sajtet dhe muzeumet do të jetë falas për vizitorët të dielën e parë të muajit prill.
Departamentet përkatëse janë në kërkim të stafit të ri, që do të punësohet për orët e zgjatura.