22 Dhjetor 2024

ASk publikon statistikat për hoteleri

Prishtinë, 10 dhjetor- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e hotelerisë në Kosovë për TM3 2013.
 

Në TM3 2013 pjesë e anketës janë 102 hotele që ushtrojnë veprimtari hotelere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjilan. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.12%.
 

Në vitin 2012 numri i vizitorëve vendorë është rritur për 18,86% në raport me vitin 2011. Kurse,  netqëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 16.20%. Rritje kemi edhe te vizitorët e jashtëm për 60.76%, kurse netqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 38.70%.
 

Në TM3 2013 numri i vizitorëve është 25.094 vizitorë, ku rreth 49.5% janë vizitorë vendorë dhe 50.5% janë vizitorë të jashtëm. Ndërkohë, numri i netqëndrimeve në TM3 2013 është 36.491. Rreth 38.57% e netqëndrimeve janë nga vendorët dhe 61.46% janë të huajtë.
 

Me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2012 prin kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, me gjithsej 51.736 vizitorë; Lipjani radhitet i dyti me 12.946 vizitorë; Ferizaj radhitet i treti me 8.551 vizitorë.

 
Në TM3 2013, numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me 12.875 vizitorë dhe 20.168 netqëndrime; Prizreni me 2.833 vizitorë dhe 3.600 netqëndrime radhitet i dyti; i treti me 2.090 vizitorë dhe po aq netqëndrime radhitet Lipjani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)