Arrijnë anijet e para turistike në bregdetin e Shqipërisë
Sarandë, 11 prill - Në bregdetin jugor të Shqipërisë ka nisur ardhja e anijeve të para turistike te permasave te medha siq njihen ndryshe Kruizere.
Në Portin e Sarandes vetëm në harkun e dy javeve janë ankoruar tre anijet të tilla të cilat sjellin qindra vizitor nga vendet e ndryshme.
Në interesimin e tyre janë vende të ndryshme kulturore të Sarandes e Gjirokastres.
Zyrtarët e porteve thonë se Shqipëria ofron këtë vit lehtësi më të mëdha për turistët e huaj, veçanërisht në tarifat portuale.