Aprovohet mbrojtja strikte e 18 lokacioneve në parqet kombëtare
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 74-të ka miratuar 18 vendime për vënien në mbrojtje të rezervateve strikte, prej të cilave 15 gjenden në Parkun Kombëtar Sharri, të cilat janë të përcaktuara edhe me planin hapësinor të Parkut Kombëtar Sharri, miratuar Kuvendi i Kosovës më 11 shkurt 2014, dhe tri rezervate strikte që janë ekzistuese në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Me këtë rast ministri Agani tha se propozimvendimet janë në përputhshmëri me ligjin.
\"Këto pika kanë të bëjnë me mbrojtjen strikte të natyrës. Propozim-vendimet përbëhen gjithsej prej 18 pikave dhe nuk nevojiten mjete buxhetore shtesë, ndonëse përfundimisht duhet dhënë vëmendje më shumë. Propozim vendimet përcaktojnë përgjegjësitë e institucioneve për mbrojtjen e peisazhit strikt, ka thënë Agani.
Ministri Agani shtoi se Propozim Vendimet në masë të plotë do të ndikojnë në krijimin e infrastrukturës ligjore për mbrojtjen e natyrës dhe do të jetë bazë për parandalimin dhe zbutjen e ndikimeve negative në natyrë, të propozim projekteve publike ose private.
Nxjerrja e këtyre Vendimeve është njëri nga synimet strategjike të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Biodiverzitet 2011-2020 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Propozim Vendimet përcaktojnë përgjegjësitë e institucioneve dhe të zbatuesve të projekteve në mënyrë që të kontribuohet me qëllim të ruajtjes të çdo rezervati strikt, ruajtjen e larmisë biologjike dhe peizazhore dhe mbrojtjen e vlerave të natyrës.
Baza ligjore për vënien nën mbrojtje të këtyre zonave të mbrojtura përmes këtyre Propozim vendimeve është në nenin 8, nenin 10 dhe nenin 19 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 03/L-233 për Mbrojtjen e Natyrës.
Me këto Propozim Vendime krijohet baza për zbatimin e akteve ligjore të Bashkimit Evropian në veçanti Direktivës 92/43/EEC për Mbrojtjen e Vendbanimeve Natyrore të Faunës dhe Florës së Egër (22. 7. 1992), Direktiva 2009/147/EEC për Mbrojtjen e Zogjve të Egër (version i Kodifikuar, 26. 01. 2010) si dhe parimeve kryesore të Konventës së Bernës (19. 09. 1979) për Ruajtjen e Florës dhe Faunës së Egër dhe Vendbanimeve Natyrore Evropiane.
Vendimet që janë aprovuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, janë si në vijim:
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të pyjeve të pastra të arnenit të kuq, në vendin e quajtur Pisha e madhe pjesë e masivit malor koxha ballkan, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të pyjeve të pastra të arnenit të kuq Maja e arnenit, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të pyjeve të pastra të arnenit kuq Oshlak, Parku Kombëtar Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte vendbanimit natyror të rrëqebullit ballkanik, Rusenicë, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të vendbanimit natyror të llojit të mbrojtur forzicia Gubavci, Parku Kombëtar, Bjeshkët e Nemuna.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të panja e heldrahit dhe arneni në Malet e prilepit, Parku Kombëtar, Bjeshkët e Nemuna.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të bjeshkës së kozhnjerit Maja e ropsit Parku Kombëtar, Bjeshkët e Nemuna.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës malore Bistra Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës malore Dupnica Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës malore Kobilica Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës malore Luboteni Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës së burimit dhe ujërrjedhjes së epërme të Lumbardhit, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës malore, bashkësia e rëndësishme autoktone pyjore të reliktit të ciartisit me ahun në Gryka, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të pyjeve endemorelikte të rrobullit dhe vegjetacionet barishtore të pasura me bimë të rralla dhe endemike në Koritnik, Parku Kombëtar, Sharri .
- Vendimi për vënien nën mbrojtje të zonës së maleve të larta në serpentin me ekosistemet e rralla dhe specifike pyjore të rrobullit, arnenit, bredhit, hormoqit, dredhakut dhe ahut në pashallare, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të vendbanimit natyror të llojit të veçantë të bredhit maqedonas dhe ariut të murrmë në bredhik, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës së maleve të larta në silikat që karakterizohet me vlera te veçanta biologjike, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrografike dhe peisazhore në Shutman, Parku Kombëtar, Sharri.
- Vendimi për vënien nën mbrojtje strikte të zonës malore ne serpentin dhe habitat i llojit stenoendemik bornmullera e dieckit në Lëndina e shenjtë, Parku Kombëtar, Sharri.