22 Dhjetor 2024

Antalia thyen rekord në numrin e turistëve të huaj

Ankara, 6 janar - Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Antalian në vitin 2013 është rritur 7,5% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe ka arritur në 12 milionë e 66 mijë, duke shënuar kështu numrin më të lartë të turistëve të huaj në historinë e Republikës turke.

Sipas të dhënave që disponon Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të Antalias vendi që ka dërguar më shumë turistë vitin e kaluar në Antalia ka qenë Federata e Rusisë me 3 milionë e 338 mijë e 166 turistë.

Federatën e Rusisë e kanë ndjekur Gjermania me 2 milionë e 834 mijë e 413 turistë dhe Holanda me 547 mijë e 370 turistë.

Në numrin e turistëve që kanë ardhur vitin e kaluar në Turqi nga Izraeli është regjistruar një rritje 193%.

Në vitin 2012 Antalian e kanë vizituar 27 mijë e 335 izraelitë, kurse vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 80 mijë e 92 turistë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)