Antalia theu rekord turistësh në 2019
Antali, 2 janar - Numri i turistëve që erdhën vitin e kaluar në Antalie me rrugë ajrore, detare dhe tokësore është 15 milionë e 644 mijë e 108, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave.
Prefekti i Antalies, Mynir Karallollu (Münir Karaloğlu) në një postim që ka bërë në llogarinë e tij të medias sociale thotë se turizmi në Antalie ka regjistruar rritje të përmasave të rëndësishme në vitin 2019.
“Në vitin 2019 në qytet kanë ardhur 15 milionë e 644 mijë e 108 turistë, të cilët krahas aeroporteve të Antalies dhe Gazipasa (Alanya) kanë ardhur edhe me rrugë tokësore dhe detare. Turizmi i Antalies do të vazhdojë të rritet edhe në vitin 2020”,- shkruan prefekti Karallollu dhe përgëzon të gjithë ata që kanë kontribuar në arritjen e këtij suksesi.
Numrin më të madh të turistëve qyteti e kishte shënuar në vitin 2018 me 13 milionë e 642 mijë.