Antalia shënon rekordin e të gjitha kohërave në turizmën
Antali, 17 korrik - Provinca mesdhetare e Antalias, e konsideruar si kryeqyteti i turizmit bregdetar të Turqisë, është vizituar nga 5 milionë e 832 mijë 894 turistë të huaj që nga fillimi i vitit e deri më datë 14 korrik 2018.
Kjo shifër rezulton një rekord historik për këtë qytet, bën të ditur Shoqata Mesdhetare e Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë të Turqisë (AKTOB), cituar nga gazeta “Haber Türk”.