Antalia, 2.5 milionë turistë rusë
Antalia, 11 tetor - Rusia zë pozita kryesuese përkatësisht numrit të qytetarëve të saj që pushojnë në pikat turistike të Antalia-s turke, njoftuan në departamentin vendas të Turizmit dhe Kulturës.
Sipas evidencës ekzistuese për periudhën deri në fund të shtatorit të këtij viti, numri i rusëve që kanë vizituar Antalia-n u rrit me 10% dhe tejkaloi 2.5 milionë pushuesit.
Por, mbi bazë të rezultateve të gjithë vitit në tërësi në vendin e parë do të renditen megjithatë gjermanët, meqenëse ata e vizitojnë më aktivisht se qytetarët rusë Turqinë në periudhën e vjeshtës dhe dimrit.