23 Dhjetor 2024

Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës

Durrës, 1 gusht - Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë këtë të shtunë një operacion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit.

Aksioni i nisur nga AKB mbështetet nga Policia e Shtetit dhe nga Drejtoria Tatimore e Durrësit.

Nisma synon lirimin e plazheve publike të zaptuara nga sipërmarrës privatë në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë kontratë apo leje shfrytëzimi të lëshuar nga autoritetet vendore.

Plazhi i Durrësit është ndër më problematikët sa i përket këtij fenomeni. Ndër vite privatët vendosin çadrat dhe shezllonet e tyre në hapësirat publike duke detyruar pushuesit që të paguajnë për shërbimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)