22 Dhjetor 2024

Airbus A300 kthehet në fole për peshqit

Ankara, 26 qershor - Një avioni i tipit Airbus A300, i zhytur në det disa javë më parë në brigjet mesdhetare të Turqisë, ka nisur të kthehet në një fole për gjallesat e ujit.

Avioni tip Airbus A300 ishte dërguar nga Stambolli në Aydın, ku dhe u zhyt me qëllim gjallërimin e turizmit nën ujor në këtë zonë.

Avioni është vënë në qendër të vëmendjes nga palombarët vendas dhe të huaj. Sipas palombarit, Tolga Pat avioni ka pësuar ndryshime që nga dita që zhytur e këtej.

Pat thotë se pa u mbushur ende një muaj nga zhytja e tij, avioni ka filluar të kthehet në një fole për peshqit dhe gjallesat e tjera.

Avioni i tipit Airbus A300 është zbritur në fund të detit në brigjet e Kushadasësë (Kuşadası) në Turqi.

Projekti ka kushtuar 206 mijë dollarë dhe ky është avioni më i madh në botë që është zhytur në ujë për qëllime turistike.

Avioni peshon 58 ton dhe është fundosur për rreth 3 orë. Synimi është që këtë sezon avioni të vizitohet nga 500 mijë turistë.

Të pasionuarit e zhytjes do të kenë mundësi të vizitojnë çdo pjesë të avionit.

Një veçori tjetër e vendit ku është fundosur avioni është se këtu ka notuar edhe Shën Maria. Kështu që ata që do të zhyten këtu do të kenë shansin edhe të shikojnë nën ujë një avion Airbus A300, edhe të notojnë në vendin e preferuar dikur nga Shën Maria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)