22 Dhjetor 2024

Afro 20 mijë udhëtarë kanë kaluar bregdetit jugor

Sofje, 13 janar - Gjatë vitit të kaluar qytetet bregdetare Burgas dhe Nesebër u afirmuan si destinim i preferuar për anijet turistike. Kjo u bë e mundur pasi në portin e Burgasit pasi u inaugurua terminali i ri për udhëtarë. Për shkak të mundësive që të ankorojnë ene më të mëdha lundruese, “kryeqyteti” i bregdetit jugor u kthye në një port mjaft atraktiv.

Në vitin 2014 së bashku me qytetin Nesebër që është afër dhe ka port të mirë, Burgas po përgatitet të pranojë 43 korçera.

Afro 20 mijë udhëtarë kanë kaluar gjatë bregdetit jugor në kohën e stinës së udhëtimeve turistike vitin e kaluar. Në portin e Burgasit kanë ankoruar 5 anije të mëdha turistike. Më e madhja prej tyre është Celebrity Corporation – pronë e operatorit Royal Caribbean Corporation me të cilin erdhën 2 mijë pasagjerë në Burgas, shumica prej të cilëve me interesa në turizmin kulturor. Vetëm brenda dy javëve pas inaugurimit të terminalit të ri në portin e Burgasit. Kanë ankoruar 5 anije me 5 mijë e 670 pasagjerë.

Zakonisht turistët bëjnë shëtitje në bregdetin jugor dhe njihen me kuriozitetet e këtij rajoni. Në listën e pasagjerëve të këtyre anijeve ka udhëtarë nga mbarë bota përfshi edhe nga vende të largëta si Australia, Zelanda e Re dhe Japonia. Stina turistike përfundoi gjatë vjeshtës me nisjen nga porti i Nesebërit të anijes amerikane Pacifik Princess.

Udhëtimet turistike përmes portit detar të Burgasit do të vazhdojnë gjatë pranverës. Gjithnjë e më shumë kompani shfaqin interes që të përfshijnë gjirin e Burgasit në itineraret që ofrojnë.

Përfaqësuesit e agjencive turistike shpresojnë që turistët që kanë vizituar bregun bullgar kanë mbetur të kënaqur dhe me përshtypje të mira dhe do të ngjallin interesin e miqve të vet. Aktualisht është planifikuar ankorimi i 43 anijeve, por pritet që numri i tyre të tejkalojë këto prognoza. Më shumë turistë pritet që të ketë gjatë shtatorit dhe tetorit.

Një prej kompanive më të mëdha në botë të udhëtimeve me korçerë ka deklaruar se gjatë vitit 2015 ka dëshirë që udhëtarët e saj jo vetëm të zbresin në bregun dhe të vizitojnë qytetin e Burgasit dhe rajonin rreth tij, por porti të bëhet pikënisje e një itinerari. Planifikohet që udhëtarët të mbërrijnë në vendin tonë me fluturime çartër dhe të hipin në anijen në portin e Burgasit.

Për udhëtarët e tjerë porti do të jetë vendi i zbritjes. Botimi amerikan “Amerikan ekspres” ka përgatitur udhërrëfyes të itinerareve turistike detare me porosi të Royal Caribbean Cruises dhe Burgasi është përfshirë si një prej ndalesave të mundshme.(bnr)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)