65 265 vizitorë në hotelet e Kosovës në tremujorin e parë të 20019
Prishtinë, 5 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM1 2019.
Në tremujorin e parë të vitit 2019 (TM1 2019) pjesë e anketës ishin 218 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.
Në TM1 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 65 265, prej tyre 41.85% janë vendorë dhe 58.15% janë të huaj, ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 104 907, prej tyre 39.70% nga vendorët dhe 60.30% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 28 876 vizitorë me 48 561 netqëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2018.