22 Dhjetor 2024

40 për qind e qytetarëve pa pushime verore

Prishtinë, 9 gusht - Gjendja e rëndë sociale ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës të mos e shijojnë bregdetin, ndërkaq shumica e atyre që kanë mundësi, e kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushime.

Kështu ka treguar një hulumtim i realizuar nga Kolegji Universitar “Pjetër Budi” me qytetarë nga mbarë Kosova. Hulumtimi është kryer me qytetarë profesionesh dhe moshash të ndryshme.

Më se 40 për qind e qytetarëve të anketuar kanë thënë se kushtet e rënda materiale janë arsyeja kryesore që ata nuk kanë mundur të shkojnë diku në pushime. Ndërkaq, 70 për qind e qytetarëve që kanë qenë ose planifikojnë të shkojnë, preferojnë bregdetin shqiptar - kryesisht Durrësin.

Bregdeti malazias, respektivisht Ulqini, është i preferuar për 25 për qind të të anketuarve, ndërsa 5 për qind kanë zgjedhur Turqinë ose ndonjë vend tjetër për verime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)