40 340 vizitor pushojnë në hotelet e Kosovës për tre muaj
Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për TM3 2015.
Në TM3 2015 Pjesë e anketës janë 107 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 17.07%.
Në TM3 2015 numri i vizitorëve është 40 340 vizitor, 43.29 % janë vizitor vendor, dhe 56.71 % janë vizitor të jashtëm kurse numri i bujtjeve në TM3 2015 është 57 837 bujtje, 42.40% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 57.60 % janë të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 21 726 vizitor dhe 31 530 netëqëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.