31,7 milionë turistë vizitojnë Tuqinë në 10 muajt e parë të vitit
Ankara, 24 nëntor - Sipas deklaratave të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Omer Çelik numri i turistëve që kanë vizituar Turqinë është rritur me 10.24 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 31 milionë e 757 mijë e 624 persona.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Omer Çelik ka deklaruar se numri i turistëve që kanë vizituar Turqinë është rritur me 10.24 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 31 milionë e 757 mijë e 624 persona.
Sipas këtyre të dhënave, në 10 muajt a parë të këtij viti turistët gjermanë renditen në vendin e pare me 14 për qind, duke arritur në 4 milionë e 635 mijë e 191, të ndjekur nga turistët rusë me 13.01 për qind e më pas radhiten turistët anglezë me 7.6 për qind.
Numri i turistëve në tetor është rritur me 11.52 për qind. Ministri Çelik deklaroi gjithashtu se Turqia është kthyer në një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët nga e gjithë bota dhe se nga viti në vit ka pasur rritje të numrit të tyre.