31 milionë turistë parashikohet ta vizitojn Turqinë
Stamboll, 9 shtator - Turqia sivjet po kalon një sezon të mirë turizmi. Vitin e kaluar numri i turistëve që vizituan Turqinë ishte 28 milionë, pritet që këtë vit shifra të arrijë në 31 milionë.
Zgjatja e pushimeve zyrtare të Ramazanit të Bajramit në 9 ditë bëri që hotelet e Antalias të punojnë me kapacitet të plotë.
I ka kaluar të 8 milionët numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në Antalia që nga janari e këtej.
Pritet që ky fluks që vihet re në hotele dhe komplekse turistike të vazhdojë edhe në çerekun e fundit të vitit.
Një faktor i rëndësishëm që ndikon këtu është moti i mirë. Megjithëse ka ditë që kemi hyrë në muajin shtator në Antalja shikon ende ditë që duket se kanë mbetur nga stina e verës.
Hotelierët e Antalias vazhdojnë të mirëpresin si mysafirët vendorë, ashtu edhe ata të huaj.
Vitin e kaluar Turqinë e vizituan 28,5 milionë turistë, dhe parashikohet që këtë vit shifra të kapërcejë 31 milionët.
Hotelet në ditët që lamë prapa u mbushën plot e për plotë, pasi turistëve të huaj iu shtuan edhe turistët vendas që shfrytëzuan rastin e pushimit zyrtar prej 9 ditësh të Bajramit të Ramazanit.