300 të sëmurë në bordin e kryqëzorit turistik
Porto Riko, 26 janar - 300 persona janë sëmurë në bordin e një kryqëzori amerikan, informoi të dielën CNN. 281 nga 3 050 udhëtarët dhe 22 nga 1 165 anëtarët e ekuipazhit kanë përjetuar të vjella dhe dierre, duke detyruar anijen që të ndalonte në ishullin e Porto Rikos.
Në një komunikatë të publikuar nga kompania zotëruese e kryqëzorit thuhet se të sëmurët i janë përgjigjur mirë kurave që kanë marrë në bord dhe asnjë prej tyre nuk paraqet një gjendje të rëndë.
Dyshimet e para për këtë sëmundje enigmatike bien mbi një helmim ushqimor.