30 mijë turistë rusë në Antalya në vetëm 12 ditë
Antalya, 19 shtator - Pas heqjes së ndalimit të zbatimit të charter-ve nga Rusia për në Turqi, udhëtimi i parë u zhvillua në 2 shtator nga Moska në aeroportin e Antalyas me 309 turistë në bord.
Gjatë datave 2-14 shtator në Antalya kanë fluturuar 239 charter duke sjellë 30 mijë e 859 turistë rusë.
Deri në fund të tetorit është programuar që në Antalja të vijnë 550 charter që do të sjellin përafërsisht 100 mijë turistë rusë.
Lëvizja e turistëve rusë vazhdon edhe me avionë me tarifë, kështu që pritet që deri në fund të vitit në qytetin turistik turk të vijnë 300-350 mijë turistë rusë.