2 386 turistë vizituan Kapadokian në 10 muajt e parë
Ankara, 9 nëntor - Në 10 muajt e parë të këtij viti zonën turistike të Kapadokias, e njohur ndrysh edhe si atdheu i Kuajve të Bukur, e kanë vizituar 2 milionë e 386 mijë turistë vendas dhe të huaj.
Kapadokia po thyen rekord për numrin e vizitorëve që vazhdon të tërheqë drejt vetes.
Kapadokia është një nga qendrat e rëndësishme turistike në Turqi. Në 10 muajt e parë të këtij viti krahinën e kanë vizituar 2 milionë e 386 mijë turistë vendas dhe të huaj.
Nga muzetë, rrënojat antike që ndodhen në zonë turistike të Kapadokias, e njohur ndrysh edhe si atdheu i Kuajve të Bukur, në vit sigurohen mesatarisht 5 milionë dollarë të ardhura.
Parashikimet janë që deri në fund të vitit të ketë rritje të të ardhurave nga turizmi, kurse numri i turistëve ti afrohet 3 milionëve, duke thyer kështu rekordin e vizitorëve për vitin 2012.
Disa nga vendet e kësaj krahine që janë vizituar më shumë në 10 muajt e parë të vitit janë muzeu i hapur në natyrë Göreme, qytetet nëntokësore Kaymaklı dhe Derinkuyu.