1,3 milionë turistë rusë vizitojnë Antalyan në gjysmën e pare të 2017
Antalya, 6 korrik - Gazeta ruse Vedomosti në një lajm që ka publikuar duke u mbështetur në të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Antalyas shkruan se në gjysmën e parë të vitit 2017 vetëm në Antalya kanë mbërritur 1,3 milionë turistë rusë.
Gazeta ndan me lexuesit edhe statistika të tjera, sipas të cilave 38% e 3,4 milionë turistëve që kanë ardhur për pushime gjashtë muajt e fundit në zonën e Antalias janë rusë, pastaj vijnë gjermanët me 17% dhe ukrainasit me 8%.
Konstantin Pobedkin, një nga themeluesit e uebsajtit onlinetours, thotë se Antalya ofron një lehtësi të madhe për rusët që vijnë për pushime në Turqi, pasi prej këtu turistët shpërndahen në zonat e preferuara turistike në Mesdhe siç janë: Kemer, Belek, Side, Antalya dhe Alanya.
Ndërsa përfaqësuesja e operatorit turistik Tez Tour, Larisa Ahanova shprehet se turistët rusë Mesdheun e preferojnë jo vetëm pse sezoni zgjat më shumë në këtë rajon, por edhe për rrjetin e hoteleve dhe instruktuarën e zhvilluar turistike.
Deri në fillim të nëntorit Turqia do të vazhdojë të mbetet destinacioni i parë i turistëve rusë, shtoi Ahanova.