08 Janar 2025

Zgjidhet kriza tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë

Shkup, 14 shtator - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka konfirmuar se marrëveshja për hapjen e kufijve është arritur me palën maqedonase.

Edhe Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, ka deklaruar se vendimi hyn në fuqi mbrëmjen mes së shtunës dhe së dielës.

Detaje ka dhënë në Twitter zv/kryeministrja tjetër, ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, e cila ka shkruar se Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të heqë barrierën për miellin e Kosovës në mesnatën ndërmjet 14 dhe 15 shtatorit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, ka thënë se vendimi hyn në fuqi mbrëmjen mes së shtunës dhe së dielës.

Ai ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë beson se këtij vendimi Qeveria e Kosovës do t’i përgjigjet me heqjen e embargos, me çka do të hiqen të gjitha barrierat tregtare mes dy shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)