Vazhdon rritja e çmimit të naftës
New York, 2 gusht - Çmimi i naftës vazhdoi të rritet edhe të enjten, pasi të dhënat e ekonomisë globale e kanë shtuar optimizmin për rritjen ekonomike.
Ashtu siç pritej nga tregu, Rezerva Federale (Fed) njoftoi të mërkurën se do të vijojë stimujt e vet monetarë për të nxitur rritjen e ngadaltë ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Por Fed-i e uli disi parashikimin për ekonominë amerikane, duke thënë se veprimtaria ekonomike u zgjerua me një ritëm \"modest\", teksa në deklaratën e takimit të qershorit e kishte cilësuar si \"të moderuar\".
Çmimi i naftës bruto në Bursën e Nju-Jorkut u rrit me 2.86 dollarë, duke arritur në 107.89 dollarë për fuçi, ndërsa i naftës Brent me 1.84 dollarë, në vlerën 109.54 dollarë për fuçi.