06 Janar 2025

Vazhdojnë barrierat për produktet kosovare në tregun e Shqipërisë

Prishtinë, 1 korrik - “Jam i  shqetësuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë  VKM Nr. 180 i datës 13.02.2013 ku  është bërë lirimi nga TVSH-ja i Tubave të plastikës dhe Tubave me fiber qelqi, por në të cilin vendim nuk përfshihen edhe gypat e çelikut", theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet  Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim Arianit Vllahiu - Drejtor Menexhues Newco IMK Pipe Factory L.L.C në Ferizaj".

Ky vendim sipas Gerxhaliut diskualifikon prodhimet kosovare të prodhuara në Newco IMK Pipe Factory L.L.C në Ferizaj nga një konkurrim i barabartë në tregun shqiptar sepse çmimi i këti prodhimi  është për 20% (TVSH) më i lartë.

"E tëra kjo do të ndikojë  që partnerët në Shqipëri të hezitojnë të blejnë gypat  të çelikut, theksoi Gërxhaliu.
 
Vllahiu theksoi se shpreh keqardhje për  këtë vendim të Këshillit të Ministrave nga Shqipëria  por njëkohësisht edhe habitemi me një vendim aq përjashtues për gypat tanë.

"Gjithashtu, ne jemi të bindur se vendimi për lirim nga TVSH-ja është marrë për të gjitha llojet e gypave  përfshirë edhe gypat e çelikut, por që ka ndodhur një lëshim i paqëllimshëm administrativ dhe procedural gjatë përpilimit të listës për përjashtim nga TVSH të makinerisë dhe pajisjeve tjera përcjellëse dhe gypat e çelikut kanë mbetur jashtë listës".

Për Ndërmarrjen tonë tregu në Shqipëri është shumë i rëndësishëm, andaj  shpresojmë që  Oda Ekonomike e Kosovës  me autoritetin e vetë do të na ndihmojë në arritjen e qëllimit tonë për një barazi konkurruese në Shqipëri dhe do të ndikoj në ndryshimin e vendimit të marr nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë VKM Nr. 180 të datës 13.02.2013, theksoi ai.

"Jemi të vetëdijshëm se  ndërmarrja   Newco IMK Pipe Factory L.L.C në Ferizaj, Kosovë, është një nga ndërmarrjet më të mëdha në Evropën Juglindore në industrinë e prodhimit të gypave  dhe profileve të çelikta dhe humbja e këtij tregu do të kishte efekte negative të shumëfishta për ekonominë kosovare."

Po ashtu është koha kur marrëveshjet ndërshtetërore politike  të mbështetën por të gjitha ato nuk do të kenë rëndësinë e vetë pa vulosjen e bashkëpunimit ekonomik.

Do të bëjmë çmos që ti kontaktojmë Institucionet relevante në Shqipëri që ky problem të eliminohet sa më shpejt sepse është koha për bashkëpunim ekonomik, reciprok  dhe jo marrëdhëniet tona të dy shteteve  të një populli të ndarë të karakterizohen me një idealizëm politik dhe me patriotizëm folklorik, theksoi Kryetari z. Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)