05 Janar 2025

Vathët që kushtuan 2.39 milionë dollarë

Romë, 22 maj - Një palë vathë margaritari, të cilët i përkisnin aktores italiane, Gina Lollobrigida, janë shitur me një çmim rekord prej 2.39 milionë dollarësh.

Shitja në ankandin Sotheby ka thyer rekordin e vitit 2011, për shitjen e vathëve të Elizabeth Taylorit.

Lollobrigida, yll i njohur i filmit në vitet 1950 dhe 1960, ka shitur vathë të prodhuar nga firma italiane Bulgari.

Lollobrigida, 85-vjeçare, ka thënë se me paratë e fituara do të ndihmojë hulumtimin e qelizave burimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)