Unioni Doganor me vendet Perëndimore, të cilat nuk janë pjesë e BE-së
Moskë, 15 dhjetor - Unioni Doganor mes Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit po shqyrton krijimin e një zone shkëmbimi të lirë me Vietnamin, Zelandën e Re dhe vendet e Evropës Perëndimore, të cilat nuk janë pjesë e BE-së.
\"Unioni Doganor mes Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, thelbi i Unionit të ardhshëm Euroaziatik të iniciuar nga Putin, po shqyrton krijimin e një zone shkëmbimi të lirë me Vietnamin, Zelandën e Re dhe vendet e Evropës Perëndimore, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, në veçanti Zvicrën dhe Norvegjinë\", deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një interviste për televizionin publik vendas \'\'Rossia 24\'\'.
Kryediplomati rus ka theksuar se beson në zhvillimin edhe të negociatave për një marrëveshje shkëmbimi të lirë mes Unionit Doganor dhe ASEAN-it, organizata e vendeve të Azisë Juglindore.
Veprim që mund të mbiquhet \'\'ofensivë tregtare\'\', që duket se po i bën konkurrencë BE-së, me të cilën Moska po përballet për itinerarin e Ukrainës.