Ulet përqindja e Euros si rezervë valutore
Frankfurt, 17 korrik - Banka Qendrore Europiane thotë përmes një raporti se vijon të ulet përqindja e monedhës Euro si rezervë valutore në të gjithë botën, ndërsa dollari amerikan vazhdon të radhitet i pari.
Sipas raportit \"Roli ndërkombëtar i Euros\", në vitin 2013 përqindja e euros si rezervë valutore në botë ishte 24.4%.
Banka thotë se që nga kriza e borxheve europiane, përqindja është ulur për katër vjet me radhë. Krahasuar me vitin 2009, përqindja e rezervimit të euros është ulur me 2.5%.
Raporti thotë se dollari amerikan ka një nivel të stabilizuar prej 61% si rezervë valutore.