Ulet çmimi i naftës në bursën e New Yorkut
New York, 23 prill - Në bazë të një raporti nga New Yorku, çmimi i naftës bruto "West Texas Intermediate", ka rënë me 1.41 dollarë dhe një fuçi naftë në bursën e Nju Jorkut është shitur me 102.96 dollarë.
Carl Lari, ekspert i çështjeve të naftës theksoi se rënia e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e rikuperimit të rafinerive në SHBA si dhe si rezultat i mospublikimit të nivelit të rezervave strategjike të naftës në SHBA.