Ukraina propozon krijimin e zonës së lirë tregtare në Krime
Kiev, 13 gusht - Parlamenti i Ukrainës miratoi një projektligj për krijimin e një zone të lirë tregtare në Krime.
Agjencia Rianovesti njoftoi se 227 deputetët e Parlamentit të Ukrainës të martën kanë votuar pro planit për krijimin e një zone të lirë tregtare në rajonin e Krimesë për një periudhë dhjetë vjeçare.
Rajoni i Krimesë e cili ka një popullsi shumicë ruse, pas organizimit të një referendumi e shpalli pavarësinë nga Ukraina dhe u bashkua me Rusinë.
Në këtë referendum i cili është zhvilluar më 16 mars 2014, mbi 96% e banorëve të këtij rajoni votuan pro ndarjes së këtij rajoni nga Ukraina dhe bashkimit me Rusinë.
Kjo është në kohën kur autoritetet e Kievit dhe shtetet perëndimore ende nuk e njohin zyrtarisht referendumin e 16 marsit dhe as aneksimin e Kriemesë në territorin e Rusisë.