Ukraina ka filluar testet për importimin e gazit nga Sllovakia
Kiev, 17 gusht - Kompania Naftogaz e Ukrainës njoftoi se Ukraina ka filluar testet për importimin e gazit nga Sllovakia.
Andrei Kobolov, drejtori menaxhues i kompanisë Naftogaz, tha se Sllovakia ka filluar të eksportoi gaz drejt Ukrainës dhe është e gatshme të plotësojë 40% të nevojave të Ukrainës për Gaz.
Qëllimi i këtij veprimi është ulja e varësisë së Ukrainës nga gazi i Rusisë.