Twitter do hyjë në bursë
New York, 4 tetor - Në një dokument të bërë publik për herë të parë, rrjeti social Twitter bën të ditura planet e tij për grumbullimin e 1 miliardë dollarëve, si pjesë e debutimit në tregun e aksioneve.
Ai zbret ne burse nje vit pas Facebook-ut. Ne dokumentet e dorezuara rregullatoreve amerikane, kompania 7-vjeçare sqaron se aktualisht ka 218 milione perdorues mujore dhe se brenda nje dite, ne Twitter dergohen 500 milione mesazhe.
Pas dorezimit te dokumentacionit per nje IPO, oferte publike fillestare, ajo hyn ne nje te ashtuquajtur periudhe qetesie, kur nuk i lejohet te flase me shtypin.
Sipas eksperteve, oferta ka shume gjasa te marre pergjigje pozitive. media sociale sot eshte subjekt i nxehte, shprehet Lou Kerner, i specializuar ne ceshtjet e internetit dhe Twitter-i i ka te gjitha mundesite te perfitoje nga entuziasmi i tregut.
Sipas faqes se internetit te komisionet te letrave me vlere dhe shkembimeve, nje kompani mund te paraqese nje prospekt per shitjen e aksioneve publike nese eshte klasifikuar si \"kompani ne rritje\" me te ardhura prej me pak se 1 miliard dollare.
Vitin e kaluar, Twitter-i shenoi fitime prej 317 milione dollaresh, gati trefishi i 2011-tes dhe nje shifer 11 here me e larte se 28 milione dollare qe ishin te ardhurat ne vitin 2010.