09 Janar 2025

Turqia rrit tregtinë e saj me Bashkimin Evropian

Ankara, 18 shkurt - Turqia, pavarësisht kizës serioze ekonomike në Evropë, vazhdon të rrisë tregtinë me Bashkimin Evropian.

Në vitin 2013, nga 10 anëtarët me tregtinë më të madhe në BE, vetëm Turqia arriti të rrisë me sukses eksportin drejt Evropës. Turqia në të njëjtën kohë është partneri i 6-të tregtar më i madh i Bashkimit Evropian.

Edhe gjatë vitit të kaluar Turqia vazhdoi me rritjen e tregtisë së saj me Bashkimin Evropian. Në vitin 2012, Turqia duke lënë pas Japoninë u radhit si partneri i 6-të tregtar më i madh i Bashkimit Evropian. Këtë radhitje arriti ta mbrojë edh në vitin 2013.

Turqia la pas edhe Korenë e Jugut, Brazilin dhe Indinë dhe u radhit pas Zvicrës dhe Norvegjisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia në vitin e kaluar ishin tre vendet më të rëndësishme në partneritetin tregtar me Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Bashkimit Evropian, vitin e kaluar, Turqia e rriti në 46 miliardë euro tregun e eksportit me BE-në ndërsa importi u realizua në 72 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)