Turqia rrit eksportet me Rusinë
Ankara, 28 gusht - Pas bojkotimit të mallrave ushqimore nga Bashkimi Evropian dhe Amerika për shkak të krizës së Ukrainës, Rusia iu drejtua Turqisë, e cila pret dyfishim të eksportit të produkteve ushqimore.
Rusia importin e mallrave ushqimore nga Bashkimi Evropian dhe Amerika e kishte anuluar për shkak të krizës së Ukrainës, aneksimin e Krimesë.
Ky vendim i Rusisë vuri në lëvizje edhe sektorin ushqimor turk.
Për herë të parë, 3 kompani turke kanë marrë miratimin e duhur për të eksportuar në Rusi prodhime qumështi dhe nënprodukte të tij.
Eksporti prej 120 milion dollarësh në vit që bëhet nga Rajoni i Egjeut në Rusi, pritet të dyfishohet.
Rusia vitin e kaluar nevojat për mish pule i kishte plotësuar nga rajoni i Egjeut në Turqi, edhe për nevojat e qumështit dhe nënprodukteve të tij, ajo zgjodhi përsëri këtë rajon.
Këto zhvillime në relacionin me Rusinë u kanë dhënë shpresë edhe prodhuesve turq të ullirit dhe vajit të ullirit.