05 Janar 2025

Turqia do të ketë 500 miliardë dollarë eksporte në 2023

Stamboll, 2 maj - Me një ceremoni organizuar në Stamboll, ku mori pjesë edhe Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan, u vlerësuan me çmim 148 firma të suksesshme në eksport dhe punësim.

Turqia po përparon në rrugën për të realizuar objektivin që i ka vendosur vetes për 500 miliardë dollarë eksporte në vitin 2023.

Një rol të madh në realizimin e këtij objektivi luajnë edhe firmat eksportuese.

Kompanitë që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe të punësimit stimulohen edhe më shumë me anë të shpërblimeve dhe çmimeve.

Në këtë kuadër në Stamboll u organizua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve “Yjet e Eksportit”, që jepen nga Unioni i Eksportuesve të Tekstilit dhe Konfeksioneve të Stambollit.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan, i cili në fjalën e rastit u ndal edhe në procesin e zgjidhjes që ka për qëllim dhënien fund terrorit. Çallajan dha mesazhe uniteti dhe solidariteti.

Ministri Çallajan u bëri thirrje biznesmenëve të investojnë edhe në krahinën lindore dhe juglindore të vendit.

Në këtë ceremoni u vlerësuan me çmim 148 kompani të suksesshme që ushtrojnë aktivitet në sektorët e konfeksioneve, tekstilit, përpunimit të lëkurës dhe sixhadeve e qilimave.

Me çmim u vlerësua edhe Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan për përkrahjen dhe mbështetjen që i jep këtij sektori. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)