Turqi, krijohen 1 mijë e 273 shoqëri tregtare me kapital të huaj
Stamboll, 18 maj - Kapitali i huaj vazhdon të rrjedhë drejt Turqisë. Në 4 muajt e parë të vitit në Turqi janë krijuar 1 mijë e 273 shoqëri tregtare me ortak të huaj.
Sipas një komunikate të lëshuar në Unioni i Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB) 114 e ortakëve të kompanive që janë themeluar me kapital të përbashkët janë nga Siria, 111 janë nga Irani dhe 103 janë nga Gjermania.
Ndërsa 116 e kompanive të reja janë të shtetasve turq rezident jashtë Turqisë.
Mësohet se 461 nga gjithsej 1 mijë e 273 shoqëri tregtare që janë krijuar këtë vit do ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e biznesit (tregtisë), 199 në sektorin e prodhimit dhe 120 në sektorin e ndërtimit.
Njoftohet se numri i kompanive të reja që janë themeluar në katër muajt e parë të vitit 2013 është rritur me 9,49% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2012.