Turqi, blerjet e huaja neto arrijnë në 1,7 miliardë dollarë
Stamboll, 6 gusht - Bashkë me blerjet e muajit korrik investitorët e huaj që nga fillimi i vitit e këtej kanë realizuar gjithsej 1 miliardë e 686 milionë dollarë blerjes transaksionesh në Bursën e Stambollit (BIST 100).
Blerjet neto që kanë bërë investitorët e huaj në Bursën e Stambollit janë rritur deri në 1,7 miliardë dollarë.
Sipas shifrave që ka publikuar Bursa e Stambollit investitorët e huaj në muajin korrik kanë bërë 504 milionë dollarë blerje neto. Bashkë me blerjet e muajit korrik investitorët e huaj që nga fillimi i vitit e këtej kanë realizuar gjithsej 1 miliardë e 686 milionë dollarë.
Indeksi 100 i Bursës së Stambollit (BIST 100) në blerjet neto me mbështetjen edhe të investitorëve të huaj ka regjistruar një rritje 4,67% në bazë mujore.
Transaksionet më të preferuara për blerje nga investitorët e huaj në muajin korrik kanë qenë përkatësisht ato të bankës Akbank, bankës Garanti, Net Holding, ndërmarrja e hekur-çelikut Ereğli dhe bankës publike Halkbank.
Ndërsa transaksionet që janë shitur më shumë nga investitorët e huaj në Bursën e Stambollit gjatë muajit korrik kanë qenë përkatësisht ato kompanive Pegasus, Tekfen Holding, fabrikës së automobilave Tofaş, kompanisë Enka İnşaat dhe bankës Asya Katılım.