06 Janar 2025

Tregu kinez premtues për verën amerikane

Washington, 21 korrik - Prodhuesit amerikanë të verës e kanë përqendruar vëmendjen tek Kina, ku klasa e mesme është në rritje.

Në vitin 2012 Shtetet e Bashkuara eksportuan në Kinë verë me një vlerë prej vetëm 74 milion dollarë, por eksportet po rriten me gati 20 përqind në vit.

Siç njofton Zërit i Amerikës, tregtarët e verës shpresojnë ta shohin kabernetin e Kalifornisë në tryezat kineze.
 
Prodhimi i verës në Napa Valley kërkon aftësi, dhe konsumatorët kinezë e pëlqejnë atë gjithnjë e më tepër, thotë zoti Tom Hinde i firmës së verërave Yao Family Wines, e themeluar nga ish-basketbollisti kinez Yao Ming.
 
“Kemi bërë pesë lloje verërash nga rrushi i këtushëm. Në fakt, tani  po punojmë për verën e 2013-ës. Ky rrush do të jetë pjekur vjeshtën që vjen dhe procesi fillon përsëri”.
 
Kjo është një punishte e vogël vere që prodhon diçka cilësore. Kaberneti Sauvignon më i mirë i kësaj punishteje kushton mbi 600 dollarë për shishe.Këtu, në punishten e verës Black Stallion, prodhuesit e verës ndjekin përparimin e verërave në fuçitë e lisit. Edhe Black Stallion e sheh Kinën si treg premtues, thotë zonja Holly Evans.

“Shumica e verës sonë shitet këtu në punishte. Ne kemi dy verëra, një shardone\' të quajtur Black Stallion dhe një kabernet, që shiten kudo në Amerikë dhe në Kinë”.
 
Punishtja San Antonio Winery në Los Angeles shet verërat e saj në Kinë me çmime të arsyeshme. 15 përqind e prodhimeve të saj shkojnë atje. Zonja Linsey Gallagher e Institutit të Verës thotë se ka shumë njerëz që duan të dinë për këtë institut.
 
“Rreth 90 përqind e atyre që duan të dinë më tepër janë nga Kina, kështu që është një mundësi interesante për Kinën tani”.

Por ajo thotë se Kina paraqet vështirësi për sa i përket reklamimit.

“Ata janë të njohur me shumë nga gjërat karakteristike të Kalifornisë, si Hollywood-i në jug, Ura e Portës së Artë në veri, ose ish-guvernatorin Arnold Schwarzenegger”.
 
Ajo thotë që ata nuk e dinë që Kalifornia është rajoni i katërt më i madh për prodhimin e verës në botë. Zoti Adam Beak i bankës Bank of the West thotë se prodhuesit e verërave me të cilët ai punon po konkurojnë me firmat evropiane, që kanë dekada në tregun kinez.
 
“Këto firma kanë bërë emër në Kinë. Sidomos firmat franceze me verërat e tyre më të mira, kanë një prani të fortë në treg. Amerika është akoma në fillimet e saj”.
 
Por klasa e mesme e Kinës po rritet shpejt dhe Kina ka industrinë e vet të prodhimit të verës. Por zoti Tom Hinde i firmës Yao Family Wines është optimist se gjithnjë e më shumë konsumatorë kinezë do të preferojnë verën e importuar.
 
“Ata do të fillojnë të duan të ngasin makina të caktuara, do të duan të jetojnë në apartamentesh apo shtëpi të caktuara, do të duan të veshin rroba të kësaj apo asaj marke dhe natyrisht do të kërkojnë të shijojnë verëra të caktuara”.
 
Ai shpreson se shumë nga këto verëra do të vijnë nga Kalifornia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)